Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka raportuar një rritje të madhe të aktivitetit të dronëve pranë centraleve bërthamore në Ukraina gjatë kësaj jave.
Sipas deklaratës së agjencisë, më shumë se 160 dronë janë regjistruar duke fluturuar pranë objekteve bërthamore në Ukrainën Jugore, në centralin e Çernobil dhe në centralin e Rivne gjatë datave 13–14 maj.
Drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, është shprehur i shqetësuar për këto zhvillime, duke theksuar rrezikun që aktiviteti ushtarak pranë objekteve bërthamore mund të sjellë për sigurinë ndërkombëtare.
IAEA ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” dhe respektim të plotë të rregullave të sigurisë bërthamore gjatë konfliktit, duke kujtuar nevojën për shmangien e çdo incidenti të mundshëm që mund të rrezikojë centralet.
Megjithatë, agjencia ka sqaruar se ekipet e saj në terren nuk kanë raportuar ndikime të drejtpërdrejta në sigurinë bërthamore në asnjë nga objektet e monitoruara, pavarësisht rritjes së aktivitetit të dronëve.
IAEA vijon misionet e saj të monitorimit në disa centrale bërthamore në Ukrainë si pjesë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të situatës gjatë luftës.


