Site icon Informohu siç duhet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës apel qytetarëve që duhet të udhëtojnë më 15 dhe 16 maj

Për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë më 15 dhe 16 maj 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për pasagjerët që udhëtojnë në këto data. Pjesëmarrësit e Samitit do të sjellin masa të shtuara sigurie dhe mund të shkaktojnë trafik të rënduar në rrugët përreth.

Rekomandime për udhëtarët:
Paraqituni 3 deri në 4 orë përpara fluturimit.

Kontrolloni njoftimet nga linjat ajrore për ndonjë informacion të rëndësishëm në lidhje me fluturimet.

Bëni check-in online dhe ruani kartanë e imbarkimit në telefonin tuaj për të shmangur ndonjë vonesë.

Pritet të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm.

Rrugët që mund të përdorni për të arritur në Rinas:

Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”

Unaza Veriore

Degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas”

Degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias-Rinas”

TIA dhe Policia e Shtetit sugjerojnë që të udhëtoni me kohë dhe të respektoni këto këshilla për një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm.

Exit mobile version