Informohu siç duhet

Adriana Kalaja si mjekja Alketa Pere: Mos ma nxirrni foton me pistoletë, kam një më të bukur, me pistoletë te koka e Edi Ramës

Adriana Kalaja është ankuar sot në protestën për lirimin e Sali Berishës, për mediat që i nxjerrin një foto të sajën me pistoletë. Njësoj si mjekja Alketa Pere, që ankohej se gazetarët e nxirrnin keq në foto, Kalaja tha se ka foto më të mira, që portalet mund t’i përdorin.

“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta .Jam këtu për ti thënë dikujt… Mero Bazes, mjaft u more me foton time me pistoletë, ka një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor.”, tha Kalaja.

Exit mobile version