Site icon Informohu siç duhet

Adelina Tahiri flet për krizën në martesë: Zgjati 6 muaj

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia Adelina Tahiri pranoi se ka kaluar një krizë në martesën e saj.

Ajo tregoi se problemi mes saj dhe bashkëshortit kishte zgjatur për gjashtë muaj, duke e bërë atë një periudhë sfiduese për çiftin.

Edhe pse nuk dha shumë detaje mbi arsyet e krizës, Adelina pranoi se çdo marrëdhënie ka vështirësitë e veta dhe se ky ishte një moment që kërkoi durim dhe mirëkuptim.

Megjithatë, ajo theksoi se situata është tejkaluar dhe se tashmë gëzon një raport të qëndrueshëm me partnerin e saj.

Exit mobile version