Site icon Informohu siç duhet

Acari siberian dhe cikloni mesdhetar sjellin reshje shiu e bore në Shqipëri dhe Kosovë

Ngricat siberiane/ Europa përgatitet për ulje të ndjeshme të temperaturave pas 12 Janarit

Një ciklon i fuqishëm nga Deti Mesdhe po lëviz drejt Ballkanit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe bore në Shqipëri, Kosovë dhe rajonet përreth. Të enjten dhe të premten, depërtimi i masave të ftohta me origjinë nga Siberia pritet të shndërrojë reshjet e shiut në borë edhe në disa zona të ulëta, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Në Kosovë, reshjet intensive priten kryesisht në Rrafshin e Kosovës dhe malet përreth, ku mund të krijohen shtresa bore 5–15 cm në zonat e ulëta dhe deri në 30 cm në zonat malore, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit reshjet do të jenë kryesisht shiu me temperatura që lëvizin nga 1°C deri në 7–8°C. Në Shqipëri reshjet pritet të përfshijnë zonat veriore dhe malore, ku bora mund të shfaqet në lartësitë mbi 1000 metra. Në zonat me reshje intensive shiu mund të ndodhin vërshime lokale.

Të shtunën reshjet do të ndërpriten gradualisht dhe moti do të mbajë kryesisht i vranët, ndërsa të dielën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara dhe temperatura mbi 10°C. Fenomeni është pjesë e efektit të “Rex Block”, ku anticikloni në veri dhe cikloni në jug mbajnë motin të paqëndrueshëm për disa ditë, raporton MeteoKosova.

Exit mobile version