Një shqiptar është dënuar me 20 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij. Mediat franceze shkruajnë se gjykata e Meuse Assize dënoi një babain monstruoz ditën e martë.
Shqiptari i Kosovës rreth të pesëdhjetave, filloi të abuzonte me fëmijën e tij kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë.
“Një tiran i brendshëm, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain monstruoz