Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Fifi, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Gjestin në këtë edicion të BBV. Në një ask të zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, Fifi është pyetur nëse do e pranonte një ftesë për të rihyrë në Big Brother.
Dhe përgjigja e saj për të gjithë ju që mendonit se do e refuzonte, ka qenë Po.
Ndërkohë një tjetër ndjekës i ka kujtuar asaj një moment aspak të lehtë dhe të dhimbshëm gjatë edicionit ku ajo ka bërë pjesë. Bëhet fjalë për momentin kur në Prime Fifit i bien të fikët.
Ndjekësi e pyet nëse ajo qesh kur e sheh tashmë këtë moment, por përgjigja e Fifit nuk ka qenë aspak në linjën e pyetjes.



