Pas shumë aludimeve, u zbulua e vërteta e funksionimit të DPI.
Instalimi i pajisjeve DPI nuk përgjon celularët apo kompjuterat e shqiptarëve dhe këtë e ka shpjeguar më së miri një ekspert.
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa në një prononcim për “Top Channel” thotë se pasjisjet “DPI”, luajnë funksionin e mbrojtjes.
“Këtu më lejoni te sqaroj dhe të qetësoj të gjithë qytetarët se në radhë të parë 100% e trafikut të internetit është i inkreptuar. Kështu që protokollet e inkreptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet e me radhë,”– Igli Tafa, drejtor i Përgjithshëm, AKSK.
Më tej Tafa sqaron se në vendin tonë janë instaluar 7 pajisje DPI në kompanitë celulare për të bërë të mundur bllokimin e aksesit në platformën online “TikTok”.
Ndërsa shton se kjo pajisje rrit edhe sigurinë kibernetike në vend, pasi mbron nga sulmet e hakerave.