Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    A nuk është edhe për ty pikërisht kështu, kur lexon një libër?!

    July 17, 2024
    Nga Albert Vataj
    “Të lexosh një libër është si ta rishkruash atë për veten tënde. Ti sjell në jetë një roman, në çdo gjë që lexon, të gjithë përvojën tënde të botës. Ti sjell historinë tënde dhe e lexon siç doje ta kishe shkruar ti për veten tënde.” thotë Angela Carter.
    Ndoshta pikërisht kjo ndodh, si me mua edhe me ju, kur lexoni një libër?!
    Po, qeshni, qani, pikëlloheni, trishtoheni, përfytyroni, ndoshta dëgjoni edhe zëra. Ju ka ndodhur?! Ju dhëmb në shpirt, ju ngre në qiell një moment, dëshpëroheni, e pse jo, jeni gati të fluturoni nga gëzimi, të humbni kontaktin me realitetin, të ikni larg në vise, e thellë në kohë.
    Kjo shpirtje nuk është një trill mitomanësh, por një e vërtetë e zëshme e zellit për të qenë mish e shpirt në një kremte leximi. Të ndjeni zemrën e ndokujt që ka lindur nga përfytyrimi, se si gjëmon në gjoksin tënd. T’ju prushen buzët, kur një puthje pasionante digjet në gjakun e fjalëve, dhe zëri i dridhur i një ngulmimi epshi të ju përshkojë trupin, aq sa ta përjetoni zjarmshëm, dhe të njeheni në turp.
    T’ju fshikullojë në padurim ujëvara e flokëve të një vajze, apo t’ju përpijë vështrimi shpues i një djali. T’ju rrëmbejë gumëzhima e valëve të një bregu të largët, apo t’ju kallë zjarrin e guximit stuhia e një sfide detrave të skajeve të botës. Të dashuroni dhe të urreni, të lindni dhe të vdisni, në njëmijë mënyra dhe sërish të ndjeni vërshimin e atij deti përjetimi që ju çon larg, në një prehje që e deh pritja, apo në shpërthimin e një dielli që i vë zjarrin kthimi.
    Ti nuk je ti!
    Ti je gjithkush që dëshiron të jesh në botët që nuk kishe fatin t’i jetoje, me përjetimet dhe ndijimet që të përpijnë. Ti je vetëm, i zhytur kokë e këmbë në faqet e një libri, i dehur nga një aromë që kurrë nuk e kuptove se çfarë është, por nuk do ta ndërroje me parfumet e dalldisjes së ndijimeve të krejt erërave që i frynë tërbimshëm prushit të epshit.
    Dhe… kur përmendesh, nuk e kuptoni tamam se ku ishit, ku shkuat, me kë u takuat dhe ku ndodheshit, si u kthyet. Ju ndodh ndoshta tamam si në filmat e përrallave që personazhet kalojnë në një dimension tjetër dhe kthehen pas zgjidhjes së një rebusi.
    Pse jo, ndoshta përfshiheni aq shumë, krejt natyrshëm në një libër, sa në momentet e kthimit në realitet, merakosesh, sepse diçka po ndodh me ty, ka gjëra për të cilat duhet të shqetësohesh vërtetë. Përpiqesh të rivendosësh kontakt me gjërat e përditshmërisë, dhe vëren se vërtetë diçka ka ndryshuar, jo te bota së cilës i përket por te qasja me të cilën rrok çdoditshmërinë. Gjithçka të duket se ka më shumë dritë. Timbri i zërave që të rrethvijnë i përkund një harmonie, thua se po dëgjon poetikën e një simfonie, e jo zhaurimën e mërzitshme të ditës dhe zvarritjen cingëritëse të rutinës. Nuk e ke të vështirë të konstatosh se edhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët, dukshëm kanë ndryshuar. Dikush ka guximin të ta bëjë prezent, dhe ti do të kesh gjithnjë një buzëqeshje aprovuese të stolisur në hirin e fytyrës.
    Sytë, po, sytë edhe pse të djegin nga koha e gjatë e leximit, seç kanë një vështrim të thellë dhe të ngulmët dhe një shprehje të dritshme, si të jesh i reflektuar në një fletë libri.
    Apo… ndoshta thjeshtë e keni shfletuar librin dhe… në veshë ju ka mbetur vetëm fëshfërima e fletëve dhe në kokë ju zhurmojnë zakonshmëritë e një dite.
    Dhe… kur gjithçka ka përfunduar, librin e hedh në pirgun e leximeve, pa mundur të ndaheni me të si me një përjetim, duke e shtrënguar fort në gjoks dhe ndjerë se si ai vërshon ende brenda teje.
    Po, pse jo! Kjo ndodh rëndom, jo sepse kemi harror se si të lexojmë, por ka libra që në një tentativë për të të vënë në diktatin e zotërimeve me pështjellime dhe mënyra novatore rrëfimtarie, të cilët e kanë tharë lumin e shpirtit tënd.
    Po, ka libra, shumë libra, që nuk e nxënë dot përmasën e shpirtit tënd. Ata janë të huaj për ty. Ndoshta nuk keni pse humbni kohë për të kërkuar veten tuaj në një libër që vetëm harrimi e shpëton.
    Gjithsesi varja, nëse ndjeni ta bëni, mos hezitoni. Jetën tonë e bëjnë interesante edhe kotësi të tilla.
    Por mos lejoni që një libër që nuk arrin të ju lexojë çfarë ju keni shkruar në shpirtin tuaj, thjeshtë nuk ju meriton.
    Albert Vataj
    Albert Vataj liber
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.