Site icon Informohu siç duhet

A hoqi dorë nga “Goca dhe Gra” për “Big Brother Fan Club”? Heidi Baci e ka një përgjigje

A hoqi dorë nga "Goca dhe Gra" për “Big Brother Fan Club”? Heidi Baci e ka një përgjigje

Heidi Baci, e ftuar në “Wake Up”, së fundmi ka folur dhe për vendimin e saj për të lënë pas eksperiencën në “Goca dhe Gra.”

Pasi në rrjet u ngritën dyshime se pse Heidi zgjodhi të braktiste “Goca dhe Gra” përderisa u rikthye sërish në Top, tashmë ajo e ka një përgjigje.

“Janë dy eksperienca të ndryshme. ‘Goca & Gra’ të ndihmon të zhvillosh mendimin kritik, je si opinioniste. Kurse moderimi është diçka tjetër. Shpresoj të mos jem ‘polic trafiku’, por do të më mësojë puna.”

Më tej Heidi rrëfeu se largimi nga “Goca dhe Gra” nuk ishte një vendim i lehtë.

Kur u pyet se kush e ndjeu më shumë mungesën e saj, Heidi u përgjigj:

“Xhilda u mërzit më shumë, por dhe Rudina. E ruaj shoqërinë dhe takohem më shpesh me Xhildën. Na bashkon mosha, e dua fort dhe ka treguar se është një vajzë shumë besnike.”

Ndërsa më tej shtoi:

“Çelësi i suksesit është të kuptojmë realitetin tonë. Kur nuk je gati, dëmton veten tënde dhe panelin. Kisha nevojë të shkëputesha dhe të kuptoja ku qëndroja. ‘BBV’ është eksperiencë e vështirë dhe mendoj se është e guximshme të zgjedhësh veten. Përndryshe dëmton punën, nuk jep maksimumin. Dhe mora momentin tim, kisha nevojë të rrija dhe me familjen. Dhe kur më erdhi kjo mundësi dhe në një rol tjetër, jam e lumtur sepse jam shumë energjike tani dhe shumë e karikuar. Mezi po pres.”

Por çfarë marrëdhënie ka Heidi me ish-banorët e “BBVA”?

“Po, me Sarën dhe Bardhin, janë shumë të mirë. Bardhi është çun flori. Jam shumë e lumtur për ta sepse kanë pasur një vit të rëndë. Nea është një bebushe fantastike, është një ndjesi shumë pozitive në shtëpinë e tyre.”

 

Exit mobile version