Një episod i pazakontë është regjistruar gjatë takimit të Vladimir Putinit me Donald Trump në samitin e mbajtur në Alaska.
Pamjet e publikuara nga Kremlini tregojnë këmbën e presidentit rus duke u dridhur në mënyrë të vazhdueshme, teksa ai përshëndetej me homologun amerikan pas konferencës të përbashkët për shtyp.
Dy liderët u shoqëruan nga ekipet e sigurisë dhe ndihmësit, ndërsa biseduan për pak minuta me ndihmën e një përkthyesi. Por lëvizjet e pazakonta nuk shpëtuan pa u vënë re.
Mediat dhe komentuesit ukrainas ironizuan mbi gjendjen shëndetësore të Putinit, duke spekuluar se ai mund të kishte përdorur një “ekzoskelet të lehtë” për mbështetje, si dhe këpucë me platformë për të zbutur diferencën e gjatësisë me Trumpin.
Radar.al


