Teksa dëgjojmë fjalën menopauzë, na vjen në mendje një fazë jetësore që përjetohet nga një femër në një moshë të caktuat.
Por pak flitet për “menopauzën” që ndodh edhe tek meshkujt e njohur ndryshe si andropauza.
Studimet bëjnë me dije se dhe burrat kalojnë nëpër një “ndryshim të madh” – vetëm se ndodh pak më ngadalë, është më i heshtur dhe shpesh shpërfillet.
Andropauza është termi që përshkruan rënien graduale të niveleve të testosteronit tek meshkujt, e cila përfshin moshat nga 40 deri në 55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët ose më vonë, në varësi të stilit të jetesës, shëndetit apo faktorëve gjenetikë.
Pak më ndryshe nga menopazua e cila ndodh në mënyrë të menjëhershme me ndërprerjen e menstruacioneve, andropauza nuk është një ngjarje e papritur.
Është një proces që mund të zgjasë për shumë vite dhe ndikon jo vetëm në trupin, por edhe në emocionet dhe jetën e përditshme të një burri.
Shenjat e para? Janë më të zakonshme se sa mendoni. Ata shpesh ngatërrohen me stresin, lodhjen apo thjesht “plakjen”.
Lodhje e vazhdueshme, rënie e dëshirës seksuale, çrregullime të humorit, pagjumësi, shtim në peshë, humbje të masës muskulore dhe përqendrim i vështirë – janë vetëm disa prej simptomave që lidhen me andropauzën.
Disa meshkuj përjetojnë edhe depresion të lehtë ose ndjeshmëri më të lartë emocionale, gjë që mund t’u duket e papritur apo “e çuditshme”.
LEXO EDHE:
Aksidenti në Përrenjas, detaje: 58-vjeçarit i ra guri mbi kokë
E rëndë në berberhane. Shqiptari godet me gërshërë në qafë të riun


