TIRANË– Kryeministri Edi Rama pak orë para hapjes së fushatës elektorale ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel.
Kreu i Partisë Socialiste është pyetur sesa mundshëm është realizimi objektivit të PS në fitimin e 80 mandateve.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?
Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.
Gazetari: A është e arritshme 2030, ku ju shpesh herë e përsërisni që Europa është e paparashikueshme?
Rama: Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë./Radar.al
“Kërkoj vajza për 1 natë…”/ Postimet filipinezit para dhe pas vr*sjes së Ilarias