Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

    April 26, 2025
    A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

    ITALI– 12 kandidatët më të mundshëm për të pasuar Papa Françeskun vijnë nga të gjitha kontinentet. Shance të mira kanë edhe dy kardinalë nga Afrika.

    Vdekja e Papa Françeskut lidhet edhe me shpresën e katolikëve afrikanë për një pasardhës nga Afrika. Ndër 12 kandidatët më të mundshëm për udhëheqësin e ri shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve në botë janë edhe dy kardinalë nga Afrika: Peter Turkson nga Gana dhe Fridolin Ambongo nga Kongo.

    Papa zgjidhet në një proces sekret dhe rreptësisht të ritualizuar, të quajtur konklavë – që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan . Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.

    Këta janë disa nga pretendentët me më shumë shance:

    Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit)

    Potencialisht Papa i parë nga Afrika Sub-Sahariane. Turkson punon në Gana si pastor, por ai zotëron edhe aftësi diplomatike dhe përvojë udhëheqëse brenda Vatikanit. Papa Françesku e dërgoi atë në Sudanin e Jugut si të dërguar special për paqen.

    Papa Françesku dhe kardinali Peter Turkson

    Shkathtësia e tij në komunikim, si dhe fakti që vjen nga rajoni ku Kisha ka rritjen më të madhe të anëtarësimit, ndërkohë që ajo po zbehet në Evropë – e forcojnë edhe më shumë profilin e tij.

    Kardinali Fridolin Ambongo Besungu (65, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës)

    Një yll i ri nga Afrika. Ambongo kombinon pikëpamjet e forta tradicionale me një përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ai është një zë i rëndësishëm i një kishe afrikane në rritje të fuqishme. Kundërshtimi i tij i hapur ndaj bekimit të çifteve të të njëjtit seks e ngriti profilin e tij ndërkombëtar mes konservatorëve.

    Fridolin Ambongo Besungu

    Kardinali Luis Antonio Tagle (67, Filipine, kreu i Zyrës së Vatikanit për Ungjillëzimin)

    I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.

    Luis Antonio Tagle dhe Papa Françesku

    Megjithatë, shanset e tij mund të pakësohen nga akuzat për sjellje abuzive brenda Caritas Internationali, rrjeti global humanitar katolik që ai drejtoi për vite me radhë. Selia e Shenjtë e largoi atë nga ai pozicion në vitin 2022.

    Kardinali Pietro Parolin (70, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit)

    Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës.

    Kardinali Pietro Parolin pranë trupit pa jetë të Papa Françeskut

    Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.

    Kardinali Marc Ouellet ( (79, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit)

    Si veteran i strukturave të Vatikanit me përvojë ndërkombëtare, Marc Ouellet është konsideruar prej kohësh një nga kandidatët kryesorë për Papë. Është teologjikisht konservator, prandaj tradicionalistët e vlerësojnë veçanërisht shumë. Vitet e fundit ai ka qenë objektiv i akuzave për sjellje të pahijshme, por këto janë hedhur poshtë.

    Kardinali Marc Ouellet

    Matteo Zuppi (69, Itali, Kryepeshkop i Bolonjës)

    I quajtur shpesh “Bergoglio i Italisë” për shkak të ngjashmërisë së tij me Papa Françeskun, Zuppi është një “prift rrugësh” që mbron të varfërit dhe emigrantët dhe i shmang luksit – ndonjëherë duke përdorur një biçikletë në vend të një makine zyrtare. Rrymat e kishës konservatore mund të mos e mbështesin atë, sepse ai njihet për pikëpamjet e tij përparimtare.

    Jean-Marc Aveline (66, Francë, Kryepeshkop i Marsejës)

    Ai njihet për sensin e tij të humorit dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Françeskun, veçanërisht në lidhje me emigracionin dhe marrëdhëniet myslimano-krishtere. Nëse zgjedhet, Aveline do të jetë Papa i parë francez që nga shekulli i 14-të dhe më i riu që nga Gjon Pali II. Ai e kupton italishten, por nuk e flet rrjedhshëm – gjë që mund të jetë problem pasi do të ishte edhe peshkopi i Romës.

    Jean-Marc Aveline

     

    Kardinali Peter Erdo (72, Hungari, Kryepeshkop i Esztergom-Budapest)

    Një përfaqësues i fortë i mësimit tradicional katolik, i cili megjithatë arriti të ndërtojë ura me mjedisin përparimtar të Françeskut. Ai ishte gjithashtu një nga kandidatët gjatë konklavës së vitit 2013. Erdo flet disa gjuhë, duke përfshirë italishten, megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht karizmatik, ai mund të tërheqë ata që duan një mandat të qëndrueshëm.

    Kardinali Mario Grech (68, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve)

    Në fillim të karrierës së tij, Grech ishte një konservator dhe më pas ai u bë një ithtar kryesor i reformave të Françeskut. Në vitin 2014, ai bëri thirrje për një qëndrim më tolerant ndaj katolikëve LGBTQ+, në një fjalim të famshëm që u vlerësua edhe nga Papa. Pozicioni i lartë në Vatikan dhe lidhjet e mira me rryma të ndryshme e bëjnë kandidat serioz.

    Kardinali Juan José Omella (79, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës)

    Pranë Papa Françeskut, Omella bën një jetë modeste pavarësisht pozitës së tij të lartë kishtare. Ai u bë kardinal në vitin 2016 dhe në vitin 2023 iu bashkua trupit këshillues prej nëntë anëtarësh të Papës. Afërsia e tij me Françeskun mund të jetë një pengesë nëse konklava dëshiron të ndryshojë drejtimin.

    Kardinali Joseph Tobin (72, SHBA, Kryepeshkop i Njuark)

    Edhe pse nuk ka gjasa që Papa të jetë nga SHBA, Tobin është kandidati më realist mes amerikanëve. I lindur në Detroit, ai flet rrjedhshëm italisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht. Ai është vlerësuar për trajtimin e tij të një skandali të rëndë të abuzimit seksual. Ai njihet edhe për hapjen e tij ndaj personave LGBTQ+.

    Kardinali Angelo Scola (83, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos)

    Në konklavën e vitit 2013, Scola ishte një nga favoritët. Mbështetësit e tij vlerësojnë mprehtësinë e tij teologjike dhe qëndrimin e mirë mes atyre që favorizojnë një kishë më të centralizuar. Megjithatë, ai e kaloi kufirin e sipërm të moshës 80 për të votuar në konklavë. Teknikisht është e mundur të zgjidhet një papë jashtë një organi elektoral, por kjo është një gjë e rrallë në epokën moderne.

    Por nuk duhet harruar shprehja e vjetër: “Kardinalët e rinj zgjedhin një papë të vjetër”. Ky aforizëm cinik pasqyron një model tradicional në konklavë – duke sugjeruar që kardinalët më të rinj dhe ambicioz preferojnë të zgjedhin një papë më të vjetër – ndoshta dikë që nuk do të qëndrojë gjatë në këtë pozitë./DW

    Lunushi duke ngrënë e kërcyer, mami Kiara ndan foton me gjyshërit

    “Lajmi ‘bombë’ do të jetë javën e fundit”/ Tomor Alizoti: Do ketë ende surpriza pozitive

    Skllavja “seksuale” e Jeffrey Epstein, Virginia Giuffre i jep fund jetës në moshën 41-vjeçare

    Ledioni Liço kunja ndaj Xumit: Ai që pinte proteina do fikte dritat e BB

    A është takuar me Jozin pas finales së BBV4? Loredana zbulon detaje nga raporti me të

    12 kandidatët Jean-Marc Aveline Papa i ardhshëm nga Afrika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.