Site icon Informohu siç duhet

“A do ta heqësh qafe si njeri…?”/ Flori Mumajesi publikon bisedën me Elvana Gjatën: Si mund ta hedhë dikush në plehra dashurinë?

TIRANË– Kantautori i njohur Flori Mumajesi prej kohësh tashmë është tërhequr nga jeta publike, ndërsa vijon të të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me postime misterioze në Instagram.

Artisti pak orë më parë publikoi në Instastory një video me sfond të zi, ku dëgjohet një audio me zëra të ngritur.

Videoja zbulon zërin e këngëtares Elvana Gjata, e cila dëgjohet duke thënë: A do ta heqësh qafe si njeri apo e do… në jetën tënde, thuaj të drejtën tani.

Zëri tjetër përgjigjet:

Se di. Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”.

Më pas dëgjohet një zë: Historinë nuk e bën dot vetë.

E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit: Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…/Radar.al 

/Ra
Exit mobile version