TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme gjatë një konference me gazetarët ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit, pas kërkesave të kandidatëve të listës së hapur.
Teksa është pyetur nëse pret ndryshim të rezultatit pas rinumërimi i kutive, Berisha theksoi se ky proces ka të bëjë vetëm me transparencën dhe asgjë tjetër.
Berisha thekoi se çdo kush që ka bërë kërkesë në PD për rinumërim të kutive i është pranuar, madje sipas tij, ka pasur dhe raste ku i është sugjeruar kandidatëve të bëjnë kërkesa.
“Çdo njeri që ka pasur dyshim, i është kërkuar që të kërkoj rinumërim të votave. Kush ka dyshime, le të kërkoj rinumërim, transparenca është detyrim ndaj gjithsecilit.”- tha Berisha.
FJALA E BERISHËS:
Të jem i sinqertë, ky proces ka të bëjë vetëm më atë që quhet transparenë, asnjë shtytje tjetër nuk ekziston. Çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar këtu në parti i është pranuar kërkesa, madje i është kërkuar që të kërkoj rinumërim votash.
Çdo njeri që ka pasur dyshim, i është kërkuar që të kërkoj rinumërim të votave. Kush ka dyshime, le të kërkoj rinumërim, transparenca është detyrim ndaj gjithsecilit, dhe është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur çdo lloj dyshimi. Ata kanë të drejtë, ta kërkojnë./Radar.al
KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive të votimit edhe në qarkun Fier
Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit

