Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë vendimin e GJKKO dhe të Gjykatës së Lartës sa i përket sekuestrimit të disa pasurive të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Mësohet se Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë.
Për rrjedhojë çështja në fjalë ka kaluar edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.