Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Ndikimi i fesë në zellin dhe suksesin në punë

    January 19, 2025

    Mihallaq Zilexhiu

    Ndikimi apo jo i besimit fetar në zellin për punë ka qenë prej shumë kohe objekt diskutimesh që nuk kanë vonuar të jenë të tilla edhe këtu në Shqipërinë e këtyre 35 viteve pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së demokracisë me ekonominë e tregut si mënyrë e veprimit ekonomik. Dëgjon e lexon mendime nga më të ndryshmet që përpiqen të shpjegojnë pse shumë njerëz, krahina e vende kanë një zhvilim më të madh në ekonomi se sa të tjerë dhe here pas here përmendet besimi fetar I njerëzve si arsye e përparimit apo prapambetjes në ekonomi.

    Sociologu i famshëm gjerman Maks Veber shjegoi se nuk është rastësi lidhja e fortë midis përkatësisë fetare dhe kapitalit e sipërmarrjes në ekonomi. Këtë lidhje ai e ka shpjeguar gjerë e gjatë në librin e tij “Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” (1905) që është i përkthyer prej vitesh edhe në gjuhën shqipe. Sipas tij protestantizmi është më miqësor ndaj biznesit sesa kapitalizmi pasi mësimi fetar I tij nxit zhvillimin e kapitalizmit modern. Protestantizmi i nxit punëtorët të jenë punëtorë , të zellshëm e të kursejnë sa më shumë. Ndërsa suksesin në profesion e shikojnë si një shprehje të thirrjes hyjnore. Sipërmarrësi kapitalist i riinveston fitimet e tij për të maksimizuar fitimin duke afirmuar veten në konkurrencë dhe po ashtu edhe besimtari protestant punon që të provojë veten e tij në jetën profesionle nëse është i zgjedhur apo jo nga Zoti.

    Gjatë krizës së viteve 2008 – 2009 shumë ekonomistë iu kthyen kësaj teze të ndikimit të fesë në përparimin e pandikuar nga kriza të disa vendeve në Europë si ata të Europës Qendrore dhe Veriore ku sundon feja protestante dhe krizës ekonomike të theksuar në ato vende të Europës Lindore dhe Jugore ku sundon feja e krishterë ortodokse dhe katolike.

    Këtë tezë të Veberit e kanë marrë e rimarrë shumë studiues të cilët venë theksin kryesisht në ndikimin kulturor në zhvillimin ekonomik të vendeve.

    Njëri prej tyre, Horst Feldmann, economist i Universitetit Britanik të Bath ka dhënë një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel dhe më poshtë po përshkruajmë shkurt mendimin e tij lidhur me ndikimin e protestantizmit në ekonomi.

    Ai ka bërë një vlerësim të statistikave të tregut të punës në të pktën 80 vende duke përfshirë vendet e industrializuara perëndimore, Kinën, Indinë, Amerikën Latine, vende muslimane si Marokun dhe Turqinë. Nga krahasimi doli se mesatarisht, shkalla e punësimit, d.m.th., përqindja e njerëzve që punojnë në popullatë, në vendet protestante është gjashtë për qind më e lartë se në vendet që karakterizohen nga fe të tjera, qoftë katolicizmi, islami, apo hinduizmi. Për femrat shkalla është madje njëmbëdhjetë për qind më e lartë. Meqenëse grate përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë, atëherë duhet të themi se pikërisht tek ato qendron ndryshimi.

    Në krahasimin e Feldmann, puna me pagesë e grave nuk konsiderohet domosdoshmërisht e dëshirueshme dhe shkalla e punësimit të tyre është përkatësisht dukshëm më e ulët. Sigurisht që ato punojnë, por por puna e tyre është pa pagesë pasi punojnë në shtëpi.

    “Ndikimi i protestantizmit është indirekt,” tha Feldmann në një intervistë me SPIEGEL ONLINE. Nuk duhet domosdoshmërisht të ketë shumë protestantë në një vend me shkallë të lartë punësimi por e kaluara fetare është gjithashtu e rëndësishme. “Feja ka formësuar kulturën e një vendi”. Edhe pse njerëzit sot pak kanë të bëjnë me kishën, feja vazhdon ende të ketë ndikim në jetën e tyre.

    Kështu shpjegon studiuesi normat relativisht të larta të punësimit në vendet anglo-saksone si Britania e Madhe dhe SHBA si dhe në vendet skandinave. Për Feldmann, këto janë të gjitha vende protestante në të cilat mbizotëron etika e punës, puna e disiplinuar dhe puna e palodhur.

    Shkrimi është bazuar edhe në artikullin e Holger Dambeck  “Vendet protestante kanë një shkallë më të lartë punësimi” në Spiegel Online Tetor 2017

    feja Mihallaq Zilexhiu Ndikimi i fesë në punë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.