Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Lutfi Dervishi/ Shqipëria hesht për Kryepeshkopin. Përse?

    January 10, 2025
    Para pak ditësh u shtrua në spital, përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit të Shqipërisë. Niset dret Greqisë

    Nga Lutfi Dervishi

    Shqiperia hesht për Kryepeshkopin. Perse?

    Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në Tiranë është i zbehtë, për të mos thënë inekzistent.

    Ky kontrast nuk është thjesht një çështje kulture apo empatie, por lidhet ngushtë me historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    Me 1992, pas 25 vitesh ateizem të komunizmit, ku fetë u ndaluan dhe kishat u shkatërruan, shqiptarët prisnin që kryepeshkopi i tyre të ishte një figurë, në përputhje me frymën e autoqefalisë të shpallur nga Fan Noli në vitin 1922.

    Ringritjen e Kishës Ortodokse, Patriarkana Ekumenike e Stambollitia ia besoi Anastas Janullatosit. Në publik u përmend zotimi se Ai do të ishte një zgjidhje e përkohshme deri në gjetjen e një drejtuesi vendas. Megjithatë, me kalimin e viteve përkohshmëria u interpretua si “përkohshmeri si gjithë njerëzit në këtë botë”.

    Për disa, ardhja e kryepeshkopit nuk u pa si ndihmë apo kontribut për ringritjen e besimit, por si një lëvizje që fuqizonte ndikimin grek në Shqipëri. Kjo ndjeshmëri, e përforcuar nga çështje si ajo e pronave të kishës dhe tensionet për minoritetin grek, ka lënë një hije mbi punën e Janullatosit, pavarësisht arritjeve të pamohueshme në organizimin e Kishës Ortodokse.

    Janullatosi ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e infrastrukturës fetare dhe sociale të Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke ngritur shkolla, spitale dhe qendra ndihme. Por, për shumë shqiptarë, ai nuk ka arritur të bëhet një figurë që simbolizon autoqefalinë e Kishës. Përkundrazi, përkrahja e tij e fortë nga autoritetet shteterore greke e ka bërë atë të duket më shumë si një përfaqësues i interesave greke sesa një prijës shpirtëror i gjithë shqiptarëve ortodoksë.

    Në çdo vizitë të zyrtarëve greke në Tiranë takimi me Kryepeshkopin ka qenë pikë e parë në axhende.

    Edhe në gjestet publike, Fortlumturia e tij është kujdesur të japë mesazhin që reagon fort kur ka të bëje me besimtarë ortodoks që i përkasin apo identifikohen me minoritetin grek (kujto vizitën në burg te Fredi Belerit, reagimet ndaj vrasjes së një të riu minoritar në Himarë…).

    Sot politikanët në Tiranë hezitojnë edhe për t’u shprehur për shëndetin e tij.

    Pesë presidente të Shqipërisë (Berisha, Meidani, Moisiu, Topi, Nishani), megjithë kërkesat e vazhdueshme të Athinës, nuk i dhanë shtetësinë shqiptare Fortlumturisë se Tij.

    Vetëm më 24 dhjetor 2017 Presidenti Ilir Meta, pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri, i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit duke thënë më vonë ne një një intervistë se ia kishte premtuar këtë gjë ambasadores greke në Tiranë se nuk do të largohej pa patur një arritje!

    Një tjetër moment që ka shenjuar perceptimin për Janullatosin në Shqipëri është qëndrimi i tij gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.
    Ai nuk mori një qëndrim të qartë kundër agresionit serb dhe masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke preferuar të fliste për “paqen” dhe “dialogun,” një qasje që u pa si shmangie nga realiteti brutal i genocidit ndaj shqiptarëve. Ky qendrim ka kontribuar më tej në perceptimin e tij si një figurë që nuk përfaqëson vlerat dhe ndjeshmëritë kombëtare të shqiptarëve ortodoksë.

    Pavarësisht polemikave dhe ndasive historike, shëndeti i çdo njeriu, aq më ndjeshëm kur është një lider fetar mbetet një çështje e rëndësishme për komunitetin e tij dhe përtej. Duke qenë një figurë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, urimi i munguar për kryepeshkopin Anastas Janullatos është: shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë mes grigjes së besimtarëve!

    Lutfi Dervishi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.