TIRANË– Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat pas miratimit të vendimit të ERE për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.
Rama ka deklaruar se kjo është hera e parë që ndodh në 35 vite
“Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisëse sinë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Është një fakt i cili na mbush me krenari pot ë marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Nga ana tjetër, pot ë marrim parasysh se Çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendecë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë, ku çmimet e energjisë janë rritur. Kjo masë është më shuëm se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet.”-shprehet Rama./Radar.al


