Gazetari Enkel Demi dhe bashkëshortja e tij Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Djali i tyre Jon i ka bërë të marrin emrin më të bukur gjysh/gjyshe.
Në vigjilje të festës së Krishtlindjes ka ardhur në jetë Marku.
Lajmin e ka dhënë vetë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Krahas fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan:
“Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”.


