TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre person për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor. Bazuar në njoftimin e policisë, mësohet se 23-vjeçari F. M., është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërkohë një shtetase 29-vjeçare e identifikuar si A. Zh., ka përfunduar pas hekurave pasi në rrugën “Pashko Vasa”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes;
NJOFTIMI I POLICISË:
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
F. M., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;
A. Zh., 29 vjeçe, pasi në rrugën “Pashko Vasa”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes;
S. P., 43, vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


