Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Mançester Siti në krizë, por ja çfarë mendon Guardiola

    December 4, 2024

    Pep Guardiola është optimist se megjithë krizën, Mançester Siti mund të arrijë majat e sezoneve të fundit pasi të rikthehen të gjithë lojtarët e tij kryesorë.

    Kampionët në fuqi të Premier Ligës kanë humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke rrëshqitur 11 pikë prapa kryesuesve të Liverpulit.

    “Me të gjithë skuadrën këtë sezon, ne do të jemi afër nivelit që arritëm sezonin e kaluar”, tha ai në konferencën e djeshme. Klubi është përfshirë nga problemet e dëmtimeve këtë sezon, më së shumti humbja e fituesit të “Topit të Artë”, Rodri, për pjesën tjetër të sezonit. Një numër titullarësh janë dëmtuar, duke përfshirë Kajl Uokerin, Xhek Grilishin, Kevin De Bryjnen, Mateo Kovaçiçin dhe Ruben Diazin. Pep e përshkroi Sitin si “madhështor” në Liverpul të dielën, pavarësisht humbjes së tyre 2-0.

    “Unë do të thosha se nuk jemi larg nga skuadra e dytë në Premier Ligë (Siti renditet dy pikë prapa Arsenalit)”, tha ai. “Por gjithmonë ka rëndësi mënyra se si luani, qëndrueshmëria që keni në zonë dhe shumë gjëra që ju japin mendime pozitive për atë që do të ndodhë në të ardhmen”.

    Ai shtoi se do të bisedojë me klubin për të ndërhyrë në merkaton e janarit dhe konfirmoi se Ederson mbetet portieri i tij numër një pasi e la në stol në “Anfield”:

    “Ederson është numri 1, Stefan 2. Por ndoshta Stefan vazhdon të luajë, do të shohim nesër dhe ndeshjet në vijim”.

    Mançester Siti Pep Guardiola
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    June 18, 2026

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    June 18, 2026

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    June 18, 2026

    Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.