TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” në Top Channeë ka qenë i ftuar kryekomisari Asllan Shytaj i cili ka dhënë detaje të reja sa i takon ngjarjes me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin duke i shkaktuar vdekjen.
Gjatë fjalës së tij Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.”
Bëhet me dije se 14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë ditën e djeshme në pyetje, 20 Nëntor 2024, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.
“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes.” – deklaroi Shytaj./Radar.al


