Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    A jetojmë në një vend që s’prodhon gjë tjetër veçse vr*sje, vjedhje, zënka e shamata?

    November 20, 2024
    A jetojmë në një vend që s’prodhon gjë tjetër veçse vrasje, vjedhje, zënka e shamata?

    Nga Çapajev Gjokutaj

    Fasulet e krimit dje, fasulet e krimit sot e mot!

    Dje pasdite po ngisja drejt Tiranës kur radioja nisi të japë lajmet. Tre të parët ishin për përgjakjen afër shkollës ‘Fan Noli’ ku u ther një 14 vjeçar ndërsa agresori mori disa plagë. Lajmi i katërt ishte për vrasjen e një 27 vjeçari pak pas mesnatës po në Tiranë. I pesti kishte subjekt përpjekjet e policisë për të gjetur vrasësin e biznesmenit të ndërtimit që para 3-4 ditësh u qëllua natën nga katet e sipërme me një plumb në kokë.

    I nervozuar deri në bezdi gjeta një kanal që transmetonte muzikë, por e kisha të vështirë të ndiqja Çelentanon ndërsa këndonte ‘Buona sera signorina’. Ç’është kështu, vazhdoja në timen, redaksi lajmesh apo komunikatë komisariati policie?

    Emisione të tilla lajmesh të bëjnë të mendosh se jetojmë në një vend që s’prodhon gjë tjetër veçse vrasje, vjedhje, zënka e shamata. Dhe s’di kujt t’ia vësh fajin: realitetit, gazetarëve që i bien shkurt e s’gjejnë lajme të tjera, pëlqimeve të dëgjuesve e spektatorëve apo inercisë provinciale:  fasulet e krimit dje, fasulet e krimit sot e mot.

    Rendja me përparësi ndaj lajmeve policore rrezikon të krijojë iluzionin se krimbi i krimit ka hyrë në indin e shoqërisë, se vrasjet, vjedhjet, rrahjet, aksidentet e përgjakuara janë bërë normë dhe s’janë më përjashtim. Doemos që, po e bëre tëndin këtë iluzion, e ke lehtë ta pranosh krimin dhe pastaj, si hap i dytë e larg qoftë,  nuk e ke dhe aq të vështirë ta bësh: në fund të fundit si të gjithë…

    Natyrisht për ngjarje tronditëse si përgjakja tek Fan Noli fajtorë në radhë të parë janë mësuesit, policia, prindërit, fëmijët, rrjetet sociale, por s’mbetet jashtë përgjegjësisë edhe shoqëria në përgjithësi. Fillon kjo piramidë nga deputetët që e shohin kundërshtarin jo si konkurent po si armik dhe, të popullarizuar me përparësi nga media, nxisin gjuhën e urrjetjes e kulturën e dhunës dhe zbret deri poshtë tek komunitetet e fëmijëve shpesh të prekuara nga agresiviteti e bullizmi.

    Ndaj në ditë të tilla, veç informimit e analizës së shkaqeve, veç keqardhjes dhe akuzave kërkohet edhe pak, sadopak pendesë, secili për pjesën e vet të përgjegjësisë a të fajit.

    Çapajev Gjokutaj Shqiperia vrasjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.