Policia e ka gjetur armën me silenciator me të cilën u ekzekutua Klaudio Prendi, djali i ish gjyqtarit shqiptar.
Kryekomisar Asllan Shytaj tha: “Në sallën operative erdhi një njoftim nga qytetarët se pranë lokal “Artistit” është goditur me armë zjarri drejt një mjeti. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nga “Sektori për Krimet e Rënda” dhe janë kryer të gjitha veprimet. Janë sekuestruar pamjet filmike, 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, mjeti i viktimës i cili ishte goditur disa herë në derën e shoferit, tek xhami më shumë.
Me sa jam informuar Klaudio Prendi ka qenë brenda automjetit kur është qëlluar me armë zjarri. Sot kemi gjetur dhe armën e krimit brenda mjetit të djegur të autorëve e cila ishte dëmtuar nga djegia”.


