Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”/ Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin Samaras

    November 16, 2024
    'Po flirton me Erdoganin dhe Ramën"/ Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin Samaras
    Antonis Samaras dhe Kyriakos Mitsotakis

    GREQI–  Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis sot ka njoftuar përjashtimin nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin konservator, Antonis Samaras.

    Në deklaratën e Partisë Demokracia e Re theksohet se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike por sipas tyre Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime.

    Ndër të tjera Mitsotakis ka thënë se Samaras shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.

    Në reagim shkruhet se ish-kryeministri në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, tha gënjeshtra ekstreme duke shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, të cilat janë sqaruar vazhdimisht dhe në detaje. Në këtë përjashtim kanë gisht edhe kryeministri, Edi Rama dhe presidenti turk, Ergogan. Sipas reagimit të Demokracië së Re, Samaras ai shkoi deri aty sa të pretendonte se Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

    DEKLARATA E PARTISË DEMOKRACIA E RE NË GREQI:

    E kemi thënë shumë herë se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike. Megjithatë, z. Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime. Përkundrazi, ai shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.Për më tepër, në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, ai tha gënjeshtra ekstreme, duke shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, të cilat janë sqaruar vazhdimisht dhe në detaje. Madje, ai shkoi deri aty sa të pretendonte se Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

    Së fundi, diskutimi i pavend për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për të cilin ai këmbënguli, përbën fyerje për figurën dhe institucionin e kreut të shtetit. Të gjitha këto nuk mund të tolerohen apo pranohen. Shoqëria ka lënë pas, prej vitesh, logjikat e politikës së “oborrit” dhe sjelljet që frymëzohen nga “inatet” partiake. Dhe ata që ëndërrojnë një Demokraci të Re të tkurrur në nivelin e 18%, duhet të reflektojnë se me strategjinë e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re ka fituar deri më tani tre zgjedhje kombëtare me përqindje rreth 40%.

    Prandaj, z. Samaras, me intervistën e tij të sotme, e ka vënë veten, për herë të dytë pas vitit 1993, jashtë Demokracisë së Re. Në fakt, këtë ai e ka synuar. Por kësaj here, historia nuk do të përsëritet. Shumica qeveritare vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme, pa z. Samaras. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e atdheut në këto kohë të trazuara./Protothema/Radar.al

    Antonis Samaras Demokracia e Re Kyriakos Mitsotakis
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.