KOSOVË– Ndonëse në Tiranë deri ditët e fundit kanë mbizotëruar temperaturat relativisht të larta, sëfundmi në zonat kodrinoro-malore të Kosvës, kanë nisur reshje e para të borës.
Një pjesë e fshatit Meheti në komunën e Podujevës, ëshë mbuluar nga bora mëngjesin e kësaj të hëne.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Moti i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.
Mësohet se për ditën e sotme është parashikuar mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira. Reshjet e borës pritet të paraqiten qysh në orët e para të 24-orëshit në zona të caktuara.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C./Radar.al


