Aktori i njohur Rezart Veleshnja është një nga të përjashtuarit me zarf të zi nga Big Brother Vip Kosova.
Sipas produksionit gjatë 3 javëve për këta banorë janë shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urretje, fyerje dhe kërcënime të cilat “Vëllai i madh” nuk i toleroi më.
Pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën.
“Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.
“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha aktori përmes një videoje.


