Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.
Siç raporton Sinjali, të dyshuarit e kanë detyruar vajzën të konsumonte substanca narkotike në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe policia. Më tej siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.


