Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron veprime ushtarake ndaj SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Historia/ Maldini shqiptar: Babai kishte fiksim Paolon, por unë nuk jam tifoz i Milanit!

    October 15, 2024

    Shumë gjëra në jetë mund të ndryshohen, apo zëvendësohen, përveç simpatisë për një skuadër futbolli, kombëtare, klub apo lojtarë. Dhe nuk është e rrallë për një tifoz që t’i vendosë të birit të tij emrin e një ikone futbolli që ka simpatizuar.

    Kështu ndodhi edhe 18 vite më parë me djaloshin e sapolindur nga prindër shqiptarë në Londër, i ati vendosi ta quaj Maldini, si legjenda kuqezi e Milanit, Paolo Maldini.

    Maldini Kaçurri sot do të debutojë me fanellën kuqezi të kombëtares U21, në ndeshjen e fundit në grupe për eliminatoret e europianit ndaj Armenisë.

    Në një intervistë për Top Channel, Maldini Kaçurri tregon se si fati, përpos punës e çoi brenda dy vitesh në këto nivele, pasi deri në moshën 16-vjeçare skuadrat e tij ishin mjaft të vogla për të mos thënë amatore.

    “Deri në moshën 16 vjeç luaja me skuadra të vogla, më pas kalova tek Fulham dhe pas një viti tek Arsenal…”, tregon ai.

    Megjithatë emri i tij, që korrespondon me mbiemrin e legjendës italiane, ka bërë shumë jehonë në ditën e debutimit më 25 shtator të këtij viti në Carabao Cup. Gjithçka lidhet me admirimin e babait të tij për Paolo Maldinin edhe pse i biri Maldini shqiptarë, ka një tjetër skuadër për zemër.

    Pavarësisht kësaj, ai ka marrë edhe një urim special nga legjenda italiane në rrjetin social Instagram. Prej disa muajsh tani ai stërvitet me ekipin e parë të drejtuar nga Mikel Arteta, dhe në fundin e muajit shtator pati mundësinë për t’u aktivizuar disa minuta në ndeshjen e Carabao Cup që Arsenali fitoi me Boltonin 5-1.

    Ai është lojtari i parë shqiptar në historinë e Arsenalit, pasi Xhaka, me origjinë shqiptare, zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën dhe Skhodran Mustafi luajti për Gjermaninë. Kacurri ka 5 paraqitje për Shqipërinë U19 dhe 2 për U17./tch

    maldini kacurri Paolo Maldini
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    April 29, 2026

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    April 29, 2026

    Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron veprime ushtarake ndaj SHBA

    April 29, 2026

    Pedagogu publikon provimin e fundit të Borës, mesazh prekës pas tragjedisë: Studente shembullore

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.