TIRANË– Këtë të premte është shtyrë sërish seanca në Apelin e Posaçëm, për të dënuarin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiu, i akuzuar për “Masakrën e Lushnjës”,
Pjesë e trupës gjykuese janë Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty për në datën 9 Tetor ora 12:00, pasi mungon Pëllumbi per shkak te lejes vjetore.
Është parë gjithashtu që i pranishëm në sallën e gjyqit ka qenë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorja Doloreza Musabelli. Nuk ka munguar gjithashtu në seancën gjyqsore as babai i Haxhiut.


