Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Silvinjo: Besoj në mundësi dhe jo eksperimente, për Muçin zgjedh fjalën durim

    October 4, 2024
    Silvinjo: Besoj në mundësi dhe jo eksperimente, për Muçin zgjedh fjalën durim
    Silvinjo

    TIRANË– Ditën e sotme në një konferencë për mediat, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.

    Këto dy sfida janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë.

    “Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj është një, ai pasi u kthye bëri 42 minuta me klubin dhe doli nga ndeshja dhe deri tani nuk është kthyer. Fola me lojtarin, por as ai, as ne nuk duhet të rrezikojmë. Janë dy lojtarë si Berisha që në stërvitje me Leçen kishte probleme me dëmtimin dhe ishte i rrezikshëm. I treti është Keidi Bare. Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë. Pajaziti është një lojtar që kemi marrë. Ai bëri një ndryshim shumë të bukur në Kroaci, është një lojtar që më intereson shumë se është një mesfushor i cili mund të bëjë gjithçka. Abrashi është një lojtar që ka ende për të dhënë, në këtë periudhë që ka shumë ndryshime e largime natyrale lojtaresh, vijnë të ri, Berisha, Pajaziti, ndoshta Fetai i cili më pëlqen. Asllani e Mitaj janë të rinj, janë me ne, por edhe Muçi. Kanë nevojë për Gjimshitin, Ajeti, Abrashin, janë lojtarë të rëndësishëm, janë të lidhur me fanellën e të japin një dorë me eksperiencën e tyre. Abrashi është një lojtar të cilit i besoj 100%”– tha Silvinjo.

    Silvinjo ka folur edhe për emrat që ka përzgjedhur si sulmues.

     “Përsa i përket Tucit e kam parë me Spartën, e kam takuar në qendër sportive. Është pjesë e listës si Çuni dhe Vrioni. Ne kemi bërë zgjedhje, kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj si 9. Mua më pëlqen të luaj me 1 lojtar përpara, po ka ekipe që nuk kanë 9 përpara. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol. Në rastin e Asanit, Laçi është përshtatur në pozicionin e tij. Besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Ju mund të kujtoni Zekën dhe Spahiun, të cilët mund të vijnë përsëri. Zëvendësuesi i Asanit ishte Muçolli deri para 3 muajve. Lojtarët shikohen në stërvitje dhe jo vetëm në ndeshje. Sipas nesh nuk është momenti i Albion Ademit. Që unë të marr 2 ose 3 lojtarë, duhet të lë dikë jashtë. Në këtë rast kemi Muçin që është lojtar i rëndësishëm, i ri. Kur 1 lojtar bën ndryshim të klubit, ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Unë zgjedh fjalën durim, ai po bën mirë dhe mund të ketë mundësi dhe minuta. Nga 24 lojtarë, secili mund të ketë mundësi për të luajtur. Qoftë 10 minuta apo 90, dhe stërvitja mund të ndryshojë jetën. Lojtarët do luajnë dhe do bëjmë rivlerësimet. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë me të, shpresoj të ketë vazhdimësi.”-deklaroi trajneri.

    Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    June 18, 2026

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.