Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tatimet nisin auditimin e pasurisë së milionerëve, verifikim dhe makinave të luksit

    September 23, 2024

    Nga shpenzimet ditore, tek ato mujore për faturat e dritave, të ujit, apo shpenzime të tjera, si dhe prona të regjistruara në kadastër e makinat luksoze, po merren në konsideratë nga tatimet për të hetuar pasurinë e milionerëve në vend. Auditimi i pasurisë ka nisur nga Administrata Tatimore me 33 personat me të ardhurat më të larta në vend, pas analizave të riskut që janë bërë për këtë kategori.

    Këta persona janë kontrolluar për të ardhurat e tyre dhe për pasurinë që disponojnë, por nuk detajohet se cilat kanë qenë rezultatet deri më tani. Pjesë e këtij kontrolli deri në vitin 2027, do të jenë 200 individët më të pasur për të cilët ka dyshime për mos-justifikim pasurie.

    Po ashtu do nisë projekti me DPSHTRR-në për individët që zotërojnë makina luksoze për t’i ballafaquar me të ardhurat e deklaruara. Krahasimi do të avancojë më tej edhe me pasuritë e tjera, e deri tek gjobat që mund të ketë individi jashtë vendit. Kjo strategji e ballafaqimit të pasurisë me të ardhurat e deklaruara do të përfshijë të gjithë individët që dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave.

    Aktualisht deklaratat e DIVA-s, po analizohen deri në fund të dhjetorit të këtij viti, e do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar pasurinë e individit me të ardhurat e disponueshme. Po për të hetuar pasurinë do të ngrihet edhe Regjistri i Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të individëve apo bizneseve, për të bërë të mundur që brenda 2026-ës të jenë pjesë e tij 12.800 taksapagues.

    “Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10% të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026. Janë 128.000 taksapagues aktivë në vitin 2023 dhe pritet të ketë një regjistër për 10%, ose afërsisht për 12.800 taksapagues brenda vitit 2026”, thuhet në strategji

    Për të goditur pasurinë e pajustifikuar, në rastet kur vërtetohet se fondet e deklaruara janë të pamjaftueshme për të financuar stilin e jetës do të analizohen sipas metodave inteligjente thuhet në strategji.

    justifikimi i pasurise makinat luksoze pasuria tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.