Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” publikoi pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mesfushori i Astanës, Nazmi Gripshi që u vlerësua me notën 8.3.
Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi renditet në vendin e dytë për shkak se i dhuroi fitoren skuadrës së tij Bodrumsporit në transfertën me Hatayspor.
Vendi i tretë shkon për Ardian Ismajlin i cili bëri një performancë të shkëlqyer për Empolin në fitoren kundër Kaljarit.
Myrto Uzuni është vlerësuar me notën 7.6 pasi ka gjetur një tjetër gol me Granadën. Top 5-shja plotësohet me Ylber Ramadanin.



