Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Bruksel: Asnjë ujdi mes negociatorëve Bislimi dhe Petkoviq

    September 18, 2024

    BRUKSEL– Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq zhvilluan takime të ndara në Bruksel me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak. Mospajtimet Kosovë Serbi ishin të thella.

    I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk arriti t’i bindë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që të ulen së bashku në një takim tre palësh. Lajçak, takoi ndaras në Bruksel kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, por që të dy kishin mospajtime për temat e diskutimit. “Shpreh keqardhje që nuk arrita t’i adresoj çështjet më të rëndësishme në një takim trepalësh. Unë jam në dispozicion të palëve dhe ne do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkroi Lajcak në X.

    Pse dështoi takimi trepalësh?

    Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, i cili takoi dy herë Lajçakun në Bruksel, tha se takimi me z. Petkoviq dështoi sepse sipas tij, “Serbia e kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të veta dhe të papranueshme për Kosovën”. “Ftesa ka qenë shumë e qartë e zotit Lajçak që së pari të ketë takim bilateral dhe kanë qenë të propozuara temat apo agjenda e takimit bilateral, pastaj është thënë që në takimin trilateral do të diskutohet rruga përpara në marrëveshjen e normalizimit dhe mund të vendosen edhe tema të tjera nëse ka dakordim mes dy palëve. Ne jemi pajtuar me këtë ftesë, e kemi konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takimin trilateral, por, si duket Serbia pastaj ka refuzuar të hyjë me atë agjendë dhe ka kërkuar futjen e temave të saj, të cilat janë për konsum politik, çka ne nuk kemi qenë dakord”, tha Bislimi.

    Në takimin me Lajçakun, “temë kryesore ka qenë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër”, ka theksuar Bislimi. Kosova dhe Serbia u pajtuan në vitin 2023 për këtë marrëveshje, por që nuk është bërë asnjë hap  për zbatimin e saj.

    I dërguari i BE, Miroslav Lajçak në takim me delegacionin serb, 18.09.2024

    Kërkesat e palës serbe

    Pala serbe ndërkaq insiston që tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të jetë pjesë e dialogut, por, sipas Petkoviq, pala kosovare po e refuzon një gjë të tillë. “Çfarë normalizimi është ky, nëse ju nuk dëshironi të flisni për çështjen kyçe siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Një çështje kyçe është gjithashtu edhe se si po jetojnë serbët në Kosovë. Lajcakut i dorëzova një listë të serbëve të arrestuar”, që Petkoviq, që sipas tij, janë “të burgosur politikë”. Kryengociatori i Serbisë, tha se me Mirosllav Lajçak, ka biseduar edhe për kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

    Javën e kaluar presidenti i Serbisë,  kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, formimin e drejtorisë rajonale të policisë dhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës. Bashkimi Evropian tha se “mirëpret thirrjet e presidentit serb Vuçiq që serbët e Kosovës, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës”, nga të cilat janë larguar në vitin 2022.

    Kurti kundërshton Vuçiq – pjesë e një fushate agresive

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, thotë se “ato kërkesat e tij,{lexo Vuçiq} masat e tij që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet, nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin tonë”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Edhe presidentja Vjosa Osmani, thotë se Vuçiq, “dëshiron që tash para perëndimit të duket kinse po kontribuon për diçka pozitive, por në fakt në prapaskenë Vuçiqi vazhdimisht punon vetëm për destabilizim të gjithë rajonit tonë dhe rikthim të rajonit tonë në vitet e 90-ta”.

    Kosova dhe Serbia nisën dialogun në vitin 2011, por normalizimi i  marrëdhënieve ka shënuar pak përparim. Një marrëveshje për normalizim u arrit edhe vitin e shkuar, por ajo nuk ka filluar të zbatohet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar më prej një viti duke akuzuar njëri-tjetrin për qasje jokonstruktive dhe destabilizuese. Një takim ndërmjet kryenegociatorëve pritet sërish në dhjetor, por jo takim në nivel liderësh Kurti-Vuçiq./DW

    Besnik Bislimi Bruksel Dialogu Kosovë-Serbi Negociatorët Bislimi dhe Petkoviq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    June 18, 2026

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    June 18, 2026

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    June 18, 2026

    Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.