Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Ky Champions si Premier Liga”, Guardiola: Interi fantastik, i ngjan Brentfordit

    September 18, 2024
    Pep Guardiola

    Pep Guardiola thotë se skuadra e tij e Mançester Sitit do të luajë në ndeshjen hapëse të Champions League kundër Interit me një ekip që ka diçka të veçantë.

    Interi i Simone Inzagit fitoi Serinë A në sezonin 2023/24 me 19 pikë përpara rivalëve të Milanit dhe arriti në finalen e Ligës së Kampioneve në sezonin e mëparshëm, ku “Qytetarët” dolën fitues 1-0 në Stamboll. Guardiola ishte plot lëvdata për zikaltrit në konferencën e djeshme.

    “Është një ekip historik dhe me mentalitet të jashtëzakonshëm”, tha ai për Interin.

    “Ata janë ndërtuar për të fituar çdo ndeshje të vetme dhe për të fituar çdo garë. Vitin e kaluar ata fituan shumë dhe kjo do të thotë se në mendësinë e lojtarëve ata mund ta bëjnë këtë, gjë që është e ngjashme me ne. Ata bëjnë presion lartë dhe shkojnë trup më trup kështu që janë të ngjashëm me Brentfordin në këtë aspekt pasi mbrojnë me mentalitetin tipik italian që duhet të vuajnë. Ata janë gjithashtu të fortë në grupe. Kanë cilësi të pabesueshme. Kanë lojtarë të mirë nga linja e dytë, veçanërisht Barela. Nuk e di nëse ai do të jetë gati nesër (sot), por sa herë që Dimarko kroson, ata vijnë me katër ose pesë lojtarë në zonë. Ti nuk mund të arrish në finalen e Champions League dhe të fitosh Serinë A me 90 për qind të të njëjtëve lojtarë nëse nuk ke diçka të veçantë.”-shtoi tekniku katalanas, duke thënë se formati i këtij sezoni të Ligës së Kampioneve ngjan shumë më atë të Premier Ligës:  “Këtë sezon Liga e Kampioneve do të jetë si Premier Liga. Ti fiton ndeshjet dhe shikon renditjen”.

    “TOPI I ARTË” – Ai shtoi në konferencë se ylli i skuadrës së tij, Rodri, mund të mposhtet për çmimin e “Topit të Artë” të këtij viti nga një prej lojtarëve yje të Interit. Mesfushori spanjoll është një nga favoritët e mëdhenj për të fituar çmimin këtë vjeshtë, me konkurrencë të pritshme nga lojtarë si Vinicius Jr i Realit të Madrid dhe Xhud Bellingam. Megjithatë, i pyetur nga gazetarët italianë nëse është e mundur që Lautaro Martinez ta fitojë, i cili gjithashtu është një kandidat për të fituar këtë trofe, Pep u përgjigj:

    “Ndoshta, pse jo. Unë do të preferoja që një lojtar nga ekipi ynë ta fitonte atë çmim. Ai (Lautaro Martinez) është një lojtar i madh. Ai fitoi Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës së Jugut me Argjentinën. Interi ka shumë lojtarë të mirë”. Dhe në fund edhe elozhet për sulmuesin e tij, Erling Haland: “Erling e ka mposhtur rekordin e golave të mi në karrierë në katër ndeshjet e tij të para për Mançester Sitin këtë sezon në Premier Ligë”./PanoramaSport

    Brentfordit Interi fantastik Pep Guardiola
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.