Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama replika me moderatorin e panelit: Sillni kafen turke të shohim të ardhmen, mos u gjermanizo

    August 31, 2024
    Rama replika me moderatorin e panelit: Sillni kafen turke të shohim të ardhmen, mos u gjermanizo

    Ndërkohë që kryeministri Rama fliste për mënyrën se si duhet të sillet Bashkimi Europian me vendet që janë në proces anëtarësimi, moderatori i panelit, gazetari Ali Aslan i kujtoi se koha kishte përfunduar dhe ai duhet ta mbyllte diskutimin.

    Këtu kreu i qeverisë, jo pa ironi, iu drejtua gazetarit duke i thënë se nëse një ballkanas ftohet për të diskutuar, koha duhet të zgjatet.

    Pjesë nga diskutimi:

    Rama: Europa nuk është më e re, është më e vjetra në glob. Nuk është më aq e pasur sa ka qenë. Ka pjesë të rajoneve të BE-së ku PBB po ulet. Europianët nuk janë të pritur të bëjnë shumë fëmijë, ndërkohë që të tjerët e bëjnë. Duhet krahu i punës. Europa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt. TikTok në Kinë është i shndritshëm, shkëlqen. Gjithkush që hyn atje duket sikur jeton në parajsë. Ndërsa TikTok në Europë është një ferr. Europa po liberalizon median dhe lirinë e fjalës dhe kam shumë frikë që Europa do të përfundojë në një pozitë të tmerrshme nëse nuk do të jetë një dhe të flasë me një zë të vetëm. Si fitohet lufta në Ukrainë kur njëra palë është e angazhuar plotësisht, ndërsa palës tjetër i thuhet “po të japim këtë avionin, por duhet të fluturosh deri te ajo pjesa aty”. Pastaj u thuhet “duhet të luftoni dhe korrupsionin”.

    Gazetari Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC…

    Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që them gjithmonë, nëse ftoni njerëz nga Ballkani, duhet të zgjasni kohën. Në qoftë se doni memo, sillni nordikët, vendosuni 5 minuta, u japin memon dhe kthehen të akulli. Ne kur vijmë, ulemi, duam të diskutojmë, të argëtohemi. Sillni kafen turke, të shohim edhe të ardhmen te filxhani.

    Aslan: Kryeministër…

    Rama: Jeni gjermanizuar shumë miku im.

    Aslan: Nuk mendon se është e gabuar kjo.

    Rama: Të jesh shumë i gjermanizuar nuk është e gabuar? Është shumë e gabuar.

    Aslan: Nuk mendoj se është gabim. Është koha të flasim për futbollin. Mendoj se është afërmendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë, gjithmonë kalojmë një kohë mjaft të këndshme. Është një kombinim i përsosur i përmbajtjes dhe argëtimit. Besojeni ose jo, kisha edhe më shumë pyetje.

    Rama: Ku po shkon, çfarë do bësh?

    Aslan: Jam këtu, kjo është mënyra ime për t’u thënë që seanca po përmbyllet. Është mënyra ime e thjeshtë, diplomatike që kjo seancë po mbyllet.

     

    Ali Aslan rama replikat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.