Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Porti i Durrësit në kulmin e sezonit, Karakaçi: Shmangim pritjet e gjata dhe lehtësojmë hyrjen në Shqipëri

    July 20, 2026
    Porti i Durrësit në kulmin e sezonit, Karakaçi: Shmangim pritjet e gjata dhe lehtësojmë hyrjen në Shqipëri

    Në kulmin e sezonit turistik, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi Portin e Durrësit për të parë nga afër masat e marra për përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë muajve të verës.

    Sipas tij, gjatë vitit 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar rreth 800 mijë pasagjerë dhe pritshmëria është që edhe këtë vit fluksi të mbetet në të njëjtat nivele.

    “Jemi në kulmin e sezonit turistik. Në vitin 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar 800 mijë pasagjerë. Mendojmë se do të kemi të njëjtin numër edhe këtë vit. Është i rëndësishëm zbatimi me përpikmëri i planit të masave që Autoriteti Portual i Durrësit, por edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, kanë marrë, pasi detyra jonë është që ta bëjmë sa më të thjeshtë hyrjen në Shqipëri të turistëve dhe shqiptarëve që vijnë nga larg”, deklaroi Karakaçi.

    Gjatë vizitës, ai shoqërohej edhe nga  drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, i cili theksoi se ky sezon po paraqitet po aq i ngarkuar sa ai i vitit të kaluar.

    “Kemi 30 pika në të cilat procesohen automjetet dhe udhëtarët.  Janë marrë masat që të përballohet fluksi. Ky vit është po aq i dendur sa ka qenë viti i kaluar. Janë marrë masa për punën e mirëmbajtjes së terminalit nga brenda. Deri tani, po procesohet gjithçka në mënyrë shumë të shpejtë dhe të rregullt. Me masat që janë marrë, deri tani çdo gjë po shkon mirë. Ky terminal është i shpejtë dhe i organizuar mirë.”, u shpreh Aliu.

    Si Karakaçi ashtu edhe Aliu theksuan se zbatimi i planit të masave mbetet kyç për të garantuar një proces sa më të shpejtë dhe të rregullt për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vend përmes Portit të Durrësit.

    inspektoi Portin e Durrësit Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Në kulmin e sezonit turistik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.