Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana kanë dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masave të sigurisë, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj. Skandali te Posta e Durrësit, dalin para gjykates ish-drejtoresha dhe dy vartëset, akuzohen për përvetësimin e 69 milionë lekëve – Informohu siç duhet.
Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, tre të arrestuarat dyshohet se kanë përvetësuar një shumë parash të destinuar për filialin e Postës Shqiptare në Durrës, e cila do të përdorej për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike në degët Shijak dhe Krujë.
Policia bën me dije se ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.
Hetimi për këtë rast nisi pas një denoncimi të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila gjatë një kontrolli të brendshëm konstatoi parregullsi në administrimin dhe raportimin financiar. Pas kallëzimit, organet ligjzbatuese nisën hetimet që çuan në arrestimin e tre zyrtareve.


