Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja mposht Francën dhe siguron finalen e Kupës së Botës 2026

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kos: Shqipëria tashmë pjesë e familjes europiane në tre fusha, reformat duhet të vijojnë

    July 14, 2026

    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin irlandez të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, dhe kryeministrin Edi Rama, pas Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos u shpreh se kjo është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për procesin e zgjerimit të Unionit.

    “Sot mbyllëm tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një moment i madh për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Është një super e martë për zgjerimin dhe Shqipëria është pjesë e saj”, deklaroi Kos.

    Ajo bëri të ditur se kapitujt e mbyllur lidhen me kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

    “I mbyllëm kapitujt për kërkimin shkencor, për arsimin, kulturën dhe marrëdhëniet e jashtme. Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjera”, tha komisionerja.

    Sipas saj, në këto fusha Shqipëria tashmë është praktikisht pjesë e familjes evropiane.

    “Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së për shumë vite. Universitetet shqiptare janë pjesë e rrjetit evropian të kërkimit dhe inovacionit. Vendet që marrin pjesë në Horizon Europe dhe më shumë se 50 mijë studentë shqiptarë kanë marrë pjesë në Erasmus+ që prej nisjes së programit në vitin 2014”, u shpreh Kos.

    Komisionerja përgëzoi autoritetet shqiptare për progresin e arritur, duke theksuar se mbyllja e kapitujve u bë e mundur pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme për sundimin e ligjit.

    “Piketat e ndërmjetme janë një portë hyrëse që çdo vend kandidat duhet të kalojë përpara se të nisë të mbyllë kapitujt e negociatave”, deklaroi ajo.

    Kos nënvizoi se reformat duhet të vijojnë dhe të thellohen, veçanërisht në fushat themelore të procesit të integrimit evropian.

    “Ky është një hap i rëndësishëm që do të thotë se reformat në këtë fushë duhet të vazhdojnë dhe të thellohen. Lidhja midis progresit në anëtarësim dhe përputhshmërisë me kapitujt themelorë do të jetë parimi udhëzues ndërsa Shqipëria ecën përpara drejt objektivit të saj ambicioz për të mbyllur kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027”, tha ajo.

    Ajo kërkoi vijimin e përpjekjeve në fusha si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe goditja e krimit të organizuar.

    “Ne jemi në mbështetje të Shqipërisë për të vazhduar dhe për të këmbëngulur te reformat thelbësore dhe për t’i mbajtur këto vendime në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Kjo do të përfshijë të gjitha forcat politike, shoqërinë civile dhe publikun e përgjithshëm”, u shpreh Kos.

    Komisionerja iu referua edhe nivelit të lartë të mbështetjes së qytetarëve shqiptarë për integrimin evropian, duke cituar të dhëna sipas të cilave 92% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa 94% besojnë se ky proces do të sjellë më shumë avantazhe dhe 93% shprehen se i besojnë Bashkimit Evropian.

    Sipas Kos, reformat mund të jenë të suksesshme vetëm nëse përfshijnë të gjithë aktorët e shoqërisë.

    “Reformat që i shërbejnë Shqipërisë mund të kenë sukses vetëm nëse të gjithë ata që preken prej tyre kanë mundësinë të dëgjohen dhe të përfshihen. Kështu anëtarësimi në BE shndërrohet në një proces transformues për vendet kandidate”, tha ajo.

    Në përfundim, komisionerja theksoi se udhëheqja politike dhe mbështetja e qytetarëve janë faktorë kyç për suksesin e procesit të integrimit.

    “Udhëheqja politike dhe mbështetja publike në favor të anëtarësimit në BE janë padyshim një recetë shumë e fortë për sukses. Është në duart tuaja që të jepni rezultate për pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke intensifikuar harmonizimin me rregullat e BE-së dhe duke realizuar reformat që kanë më shumë rëndësi për ta”, përfundoi Marta Kos.

    Evropian negociatave Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja mposht Francën dhe siguron finalen e Kupës së Botës 2026

    July 14, 2026

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik dro*e, por për…

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.