Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk janë paratë! Ja 5 gjërat që i bëjnë njerëzit vërtet të lumtur

    Kanye West në Kryeministri: Rama i hap dyert e zyrës para koncertit në Tiranë

    Vapa ekstreme godet Parisin! Kulla Eiffel dhe Luvri mbyllen më herët për turistët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Tragjedi pas Kupës së Botës, ndërron jetë në moshën 25-vjeçare mesfushori Jayden Adams

    July 11, 2026

    Mesfushori i kombëtares së Afrikës së Jugut dhe i klubit Mamelodi Sundowns, Jayden Adams, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 25-vjeçare, pak javë pasi përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2026.

    Adams luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve të Botërorit me Afrikën e Jugut, e cila arriti të kualifikohej për herë të parë në fazën me eliminim direkt, përpara se të eliminohej nga bashkëorganizatorët e turneut, Kanadaja, në raundin e 32-shes.

    Ministri i Sportit, Arteve dhe Kulturës në Afrikën e Jugut, Gayton McKenzie, shprehu tronditjen për ndarjen nga jeta të futbollistit.

    “Me trishtim të thellë dhe zemër të rënduar mësova për ndarjen nga jeta të Jayden Adams. Futbolli i Afrikës së Jugut ka humbur një nga talentet e tij më të ndritur dhe kombi ynë vajton së bashku me familjen e tij, shokët e skuadrës dhe miliona tifozë që e panë të rritej nga një talent i akademisë në një futbollist të kombëtares”, u shpreh ai.

    Policia e Afrikës së Jugut ka nisur hetimet pasi trupi i një 25-vjeçari u gjet në një banesë në zonën Schotschekloof, në qendër të Kejptaunit. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë publike.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje mediave dhe publikut të shmangin spekulimet, duke respektuar privatësinë e familjes dhe klubit Mamelodi Sundowns në këtë moment të vështirë.

    Adams ishte pjesë e formacionit titullar në barazimin 1-1 ndaj Republikës Çeke në fazën e grupeve, edhe pse vetëm disa orë para ndeshjes kishte mësuar për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.

    Sindikatat e futbollistëve të Afrikës së Jugut e cilësuan vdekjen e tij si një humbje të madhe për futbollin vendas.

    “Jayden sapo kishte përfaqësuar Afrikën e Jugut në Kupën e Botës 2026, duke mbajtur me krenari, guxim dhe dinjitet shpresat e një kombi të tërë”, thuhej në reagimin e tyre.

    Karrierën e tij Adams e nisi te Stellenbosch FC, përpara se të transferohej te Mamelodi Sundowns në janar të vitit 2025, ku fitoi titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve të Afrikës.

    Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Afrikës së Jugut që arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës 2023, përpara se të merrte ftesën për Botërorin nga trajneri Hugo Broos.

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shprehu ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët e futbollistit.

    “Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh se mesfushori i Afrikës së Jugut, Jayden Adams, ka ndërruar jetë vetëm disa javë pasi ishte pjesë e fushatës historike të kombëtares së tij në Kupën e Botës. Ai do të mungojë shumë”, deklaroi Infantino.

    boteror 2026 futboll jayden adams
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk janë paratë! Ja 5 gjërat që i bëjnë njerëzit vërtet të lumtur

    July 11, 2026

    Kanye West në Kryeministri: Rama i hap dyert e zyrës para koncertit në Tiranë

    July 11, 2026

    Vapa ekstreme godet Parisin! Kulla Eiffel dhe Luvri mbyllen më herët për turistët

    July 11, 2026

    35 raste në javë! Pickimet nga insektet kthehen në shqetësim për banorët e Belshit

    July 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.