Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Britania përballet me valën më ekstreme të të nxehtit, regjistrohen rekorde të reja temperaturash

    Aksident në Mirditë, gjashtë të mitur kushërinj mbeten të plagosur pas përplasjes së makinës

    Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit gjatë javës së dytë të korrikut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I fotografonin në hotel, zbardhet skema e dyshuar e shantazhit në Fier, hetimet zbulojnë raste të tjera

    July 10, 2026

    Hetimet për dhunimin e një 17-vjeçareje në Fier kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja, ku dyshohet se vajzat e përfshira kishin ngritur një skemë shantazhi dhe gjobëvënieje ndaj personave të ndryshëm.

    Sipas burimeve nga grupi hetimor, adoleshentet dyshohet se përdornin një skemë të bazuar në joshje dhe krijimin e situatave komprometuese. Më pas, viktimat dyshohet se fotografoheshin në ambiente hoteli nga persona të tjerë të përfshirë në skemë, me qëllim përdorimin e pamjeve për presion dhe përfitime financiare.

    Në kuadër të hetimeve është zbuluar se një prej personave të përfshirë në këtë skemë dyshohet se ka tentuar të përfshijë edhe një punonjës policie. Sipas të dhënave paraprake, një 15-vjeçare e kishte kontaktuar efektivin duke i kërkuar një takim në hotel, por ai ka pranuar ta takojë vetëm në një ambient publik.

    Megjithatë, bisedat e zhvilluara në rrjetet sociale dyshohet se janë përdorur më pas për ta vënë nën presion efektivin, me pretendimin se do të publikoheshin komunikimet në internet nëse nuk ndihmonte për mbylljen e çështjes së dhunës ndaj të miturës.

    Si pasojë e këtij rasti, punonjësi i policisë është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) vijon verifikimet për të sqaruar të gjitha rrethanat.

    Ndërkohë, Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e arrestuara në lidhje me ngjarjen. Për 19-vjeçaren është caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa për njërën prej 15-vjeçareve është vendosur “Arrest në shtëpi”.

    Për të miturën tjetër 15-vjeçare është caktuar masa e mjekimit të detyruar spitalor, pasi ekspertiza psikiatrike ka evidentuar probleme të shëndetit mendor.

    Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjeve dhe për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë.

    Fier hetimet hotel
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Britania përballet me valën më ekstreme të të nxehtit, regjistrohen rekorde të reja temperaturash

    July 11, 2026

    Aksident në Mirditë, gjashtë të mitur kushërinj mbeten të plagosur pas përplasjes së makinës

    July 11, 2026

    Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit gjatë javës së dytë të korrikut

    July 11, 2026

    Rama publikon pamjet nga stadiumi para koncertit të Kanye West: Një investim për imazhin dhe turizmin e Shqipërisë

    July 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.