Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës

    Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, s’duhet të merret me politikë!

    Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Pas certifikimit të zgjedhjeve, nisin takimet mes liderëve politikë për formimin e institucioneve në Kosovë

    July 10, 2026
    Pas certifikimit të zgjedhjeve, nisin takimet mes liderëve politikë për formimin e institucioneve në Kosovë

    Udhëheqësit politikë kanë nisur sot takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

    Fillimisht, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po takohet me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në ambientet e Kuvendit.

    Në orën 18:00 është paraparë takimi me udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së njëmbëdhjetë”, tha Kurti duke hyrë në ambientet e Kuvendit së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

    Hamza, ndërkaq, tha për gazetarët se shpreson që ky takim të jetë i suksesshëm, në mënyrë që shteti të ketë “institucione, stabilitet institucional dhe përparim”.

    Takimet mes udhëheqësve politikë vijnë dy ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit, të cilat u mbajtën pasi muaj më parë, partitë dështuan të arrinin konsensus për presidentin e ri të vendit.

    Kurti e ka ftuar në takim edhe kreun e Aleancës, Ardian Gjini, por ai e ka refuzuar ftesën, duke argumentuar se partia e tij veçse i ka paraqitur gjashtë kushte që do të duhej t’i plotësonte Kurti në këmbim të mbështetjes të krijimit të institucioneve.

    Analisti politik, Ilir Deda, i ka vlerësuar si pozitive këto takime, por ka theksuar se është koha e fundit “që me një apo dy takime maksimum” udhëheqësit politikë “të japin përgjigje për krijim të institucioneve”.

    Deda i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte shumë e dëmshme për vendin, duke shtuar se “Kurti, Hamza dhe Abdixhiku, e kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme që së bashku të merren vesh dhe t’i japin Kosovës një Qeveri funksionale, një president dhe një stabilitet politik në katër vjetët e ardhshëm”.

    Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtiti ka fituar 53 mandate, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 18 dhe Aleanca shtatë.

    Pas certifikimit të rezultateve, deputetët e legjislaturës së re kanë përpara detyrën e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

    Për dy të parat kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh. Partia e Kurtit i ka votat për dy proceset e para, pasi llogarit në votat e partive pakicë joserbe – që kanë dhjetë mandate.

    Megjithatë, ende nuk ekziston një marrëveshje apo konsensus rreth emrit të presidentit.

    Për presidentin nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvendin që votimi në dy rundet e para të jetë i vlefshëm.

    Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare.

    Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

    Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin të katërtat parlamentare që nga shkurti i vitit 2025.

    Qëndrimet e partive

    Ditë më parë, zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, i tha Radios Evropa e Lirë se subjekti i saj politik i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.

    Kjo parti kërkon që presidenti të jetë një figurë konsensuale, jopartiake, teksa muaj më parë propozoi dy figura nga shoqëria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha për postin e presidentit. Por, LVV-ja nuk arriti marrëveshje me partitë opozitare dhe këto kandidatura nuk arritën të merrnin votat e nevojshme.

    Tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë paraqitur disa kushte për bashkëpunimin e mundshëm me partinë e Kurtit.

    Hamza ka thënë se e para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me LVV-në.

    Për LDK-në, “parakusht i ekzistencës politike”, sipas Abdixhikut, janë orientimi strategjik i Kosovës, përfshirë gazi amerikan.

    Ndërkaq, ndër gjashtë kushtet e Aleancës janë që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

    Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha kërkesat e partive opozitare janë në interes të Kosovës dhe sipas tij, ato kanë për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe thellimin e “partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara”.

    Qeveria në detyrë e Kurtit po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

    Dy ditë më parë, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati përsëriti thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane “për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”.

    Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi kosovar nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kurti kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas./ REL

    Albin Kurti Kryeministër i Kosovës zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës

    July 10, 2026

    Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, s’duhet të merret me politikë!

    July 10, 2026

    Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë

    July 10, 2026

    Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, gra dhe të mitur si korrierë! 23 të arrestuar

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.