Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Armatimi në Evropë, analiza: Rrugët drejt pavarësisë nga SHBA-ja

    “Ikni ose do ju vras”/ “Shtëpia” e ferrit në Salento, italiani dhunonte brutalisht bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët

    Pjesa e marrëveshjes që gjeneroi kaosin në Hormuz! Gabimi i Uashingtonit dhe Ngushtica e përdorur si “shantazh total”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin! Hormuzi sërish pikë tensioni

    July 10, 2026
    Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin! Hormuzi sërish pikë tensioni

    Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton një plan të ri për të vrarë presidentin amerikan Donald Trump. Kështu raporton The Wall Street Journal, duke cituar burime në dijeni të çështjes. Sipas këtyre burimeve, ky vlerësim i inteligjencës izraelite është një nga arsyet e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

    Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra në janar të vitit 2020 në një sulm me dron të urdhëruar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë si president.

    Shtetet e Bashkuara po u japin përparësi kanaleve diplomatike për të ulur tensionet me Iranin dhe për t’i dhënë fund fazës së re të armiqësive mes dy vendeve, por njëkohësisht ruajnë aftësinë për të kryer sulme të reja nëse situata e kërkon. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë për rrjetin televiziv CNN.

    Sipas burimeve, Uashingtoni ka miratuar një strategji që alternon operacionet ushtarake me pauza për të favorizuar përpjekjet diplomatike, duke mbajtur gjithsesi një listë objektivash të gatshëm për t’u goditur si mjet presioni ndaj Teheranit. Zyrtarët kanë sqaruar se janë duke u zhvilluar përgatitje për sulme të mundshme të reja në orët e ardhshme, megjithëse kanë theksuar se, për momentin, diplomacia mbetet prioriteti kryesor.

    Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në rreth një të tretën e nivelit të periudhës para luftës, kur kalonin afërsisht 100 anije në ditë. Aktualisht, gjysma e tyre lundrojnë përgjatë korridorit pranë ujërave iraniane, ndërsa gjysma tjetër përdorin itinerarin pranë bregdetit të Omanit.

    Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e informuar atë mbi operacionet ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

    Netanyahu ka vazhduar të theksojë deklaratat armiqësore të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, një aleat i ngushtë i Trumpit dhe udhëheqës i një vendi anëtar të NATO-s, si edhe një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit në arenën ndërkombëtare.

    Sipas zyrës së tij, Netanyahu ka ritheksuar gjithashtu nevojën që Izraeli të ruajë zona tampon përgjatë kufijve të tij. Kjo vjen në një kohë kur po shënohet përparim në tërheqjen e forcave izraelite nga të ashtuquajturat “zona pilot” në Liban, territore që do t’i kalojnë nën kontroll ushtrisë libaneze.

    lufta Sulmet e SHBA në Iran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Armatimi në Evropë, analiza: Rrugët drejt pavarësisë nga SHBA-ja

    July 10, 2026

    “Ikni ose do ju vras”/ “Shtëpia” e ferrit në Salento, italiani dhunonte brutalisht bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët

    July 10, 2026

    Pjesa e marrëveshjes që gjeneroi kaosin në Hormuz! Gabimi i Uashingtonit dhe Ngushtica e përdorur si “shantazh total”

    July 10, 2026

    Kabllogram për 20 ambasada amerikane, mes tyre edhe asaj në Shqipëri! SHBA kërkon informacione për grupet e ekstremit të majtë

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.