Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Akuza është seksiste”, Kryemadhi në GJKKO: Me Ilir Metën kam bashkëpunuar vetëm për tre kalamajtë

    Lëvizte me pistoletë dhe granata, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal me Vlorë

    I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Bazë kriminale në Fier ku mbahej “arsenali” i armëve, Prokuroria e Fierit përfundon hetimet për Milasim Ramajn

    July 9, 2026
    Bazë kriminale në Fier ku mbahej “arsenali” i armëve, Prokuroria e Fierit përfundon hetimet për Milasim Ramajn

    Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Milasim Ramajt, i arrestuar në tetor të vitit 2025 në Fier, pasi iu gjet një arsenal armësh në një magazinë.

    Përmes një njoftimi, Prokuroria bën të ditur se Ramaj akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Gjithçka nisi pasi Ramaj u ndalua nga policia teksa po lëvizte me automjetin e tij. Nga kontrollet u gjet se në makinë ishte fshehur 1 armë zjarri pistoletë pa lejen përkatëse si dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro. Pas kontrolleve të mëtejshme, u gjet një arsenal i tërë armësh.

    Hetimet evidentuan gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme, faktet këto që janë objekt hetimi në një procedim penal të ndarë.

    Nga kontrolli në ambientin e përdorur prej tij, janë gjetur dhe sekuestruar:

    -10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;

    -1 armë zjarri pistoletë;

    -1 armë zjarri pistoletë automatike;

    -2 silenciatorë;

    -9 karikatorë automatiku;

    -3 karikator pushke;

    -2 krehra pistolete;

    -sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

    Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

    Iu gjetën arsenal armësh, fishekë dhe pajisje të posaçme luftarake me silenciator, Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.R.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.R, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, paragrafi 6, i Kodit Penal.

    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1586, të vitit 2025, rezultoi se, i pandehuri M.R., gjatë kohës që ishte në drejtimin e automjetit mbante 1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me 50 fishekë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente të përdorura prej tij, u sekuestruan po ashtu 12 armë të tjera zjarri, përkatësisht 10 automatikë model 56, 1 armë automatike e tipit “Skorpion” dhe 1 pistoletë, të gjitha në gjendje funksionale sipas ekspertimit teknik-balistik.

    Gjithashtu, janë sekuestruan 465 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 14 krehëra armësh për automatikë, pushkë dhe pistoleta, si dhe 2 pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve (“silenciatorë”).

    Në bazë të akteve të ekspertimit teknik-balistik, të gjitha armët dhe municionet e sekuestruara rezultuan në gjendje të rregullt teknike dhe të afta për qitje. Hetimet evidentuan gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme, faktet këto që janë objekt hetimi në një procedim penal të ndarë.

    Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në goditjen e çdo forme të kriminalitetit që cenon rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht të veprave penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, prodhimin dhe tregtimin e paligjshëm të armëve e municioneve.

    Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, Prokuroria do të vijojë të ushtrojë me vendosmëri kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore për identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, me qëllim garantimin e rendit publik, rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe forcimin e besimit të publikut te drejtësia.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Akuza është seksiste”, Kryemadhi në GJKKO: Me Ilir Metën kam bashkëpunuar vetëm për tre kalamajtë

    July 9, 2026

    Lëvizte me pistoletë dhe granata, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal me Vlorë

    July 9, 2026

    I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

    July 9, 2026

    Tronditëse në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.