Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Teherani: Të paktën 14 të vdekur dhe 78 të plagosur gjatë 2 ditëve të sulmeve amerikane në Iran

    Ermal Nufi publikon foto nga takimi në Samitin e NATO-s në Ankara me ministrat e Mbrojtjes së vendeve të Aleancës

    Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën

    July 9, 2026
    Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në vlerë të përgjithshme prej 206 milionë eurove.

    Në një postim në Facebook, Kurti tha se BE-ja njoftoi zyrtarisht vendin se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

    Gjithashtu, sipas tij, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

    Megjithatë, para se Kosova të fillojë t’i pranojë këto para, nevojitet miratimi nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjes financiare nga Kuvendi i Kosovës.

    Kosova nuk ka Kuvend funksional, por ai pritet të konstituohet në ditët në vijim, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

    Për çfarë fondesh e grantësh bëhet fjalë?

    Kurti shpjegoi se fondet prej 180.5 milionë eurove do të mbështesin fushat prioritare për Kosovë, si mjedisi dhe klima, energjia, menaxhimi i kufijve dhe migrimi, konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi, qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE-në, si dhe sundimi i ligjit.

    “Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, tha Kurti.

    Ndërkohë, nga tri grante nga WBIF-ja, në vlerë totale prej 25.9 milionë euro, investime do të ketë në hidrosistemi Ibër-Lepenc, në autostrada Qafë e Duhlës–Banullë, dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë në bashkëpunim me BERZH-in, sipas Kurtit.

    Kosova ka filluar të përfitojë nga ndihma e Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-së që nga viti 2007. Që atëherë, deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë dhënë gjithsej 1.21 miliardë euro përmes programeve IPA I dhe IPA II./ REL

    Albin Kurti Bashkimi Evropian Kryeministri në detyrë i Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Teherani: Të paktën 14 të vdekur dhe 78 të plagosur gjatë 2 ditëve të sulmeve amerikane në Iran

    July 9, 2026

    Ermal Nufi publikon foto nga takimi në Samitin e NATO-s në Ankara me ministrat e Mbrojtjes së vendeve të Aleancës

    July 9, 2026

    Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

    July 9, 2026

    Sulmet SHBA-Iran “frenojnë” trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.