Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në Kuzum Babë të Vlorës, zjarrfikësit luftojnë me flakët pranë banesave

    Gjon Mili Jazz & Blues Festival rikthehet me edicionin e pestë: Një mbrëmje ndërkombëtare mes Jazz-it, traditës dhe improvizimit

    Rrëzohet teksa kulloste bagëtitë në mal, 69-vjeçari dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Gjon Mili Jazz & Blues Festival rikthehet me edicionin e pestë: Një mbrëmje ndërkombëtare mes Jazz-it, traditës dhe improvizimit

    July 8, 2026

    Më 9 korrik 2026, në orën 20:00, Teatri i Hapur “Mirush Kabashi” pranë Liqenit Artificial në Tiranë do të mirëpresë Edicionin e Pestë të Gjon Mili Jazz & Blues Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës Jazz në Shqipëri.

    Me hyrje të lirë, festivali sjell në një mbrëmje të vetme tre projekte artistike ndërkombëtare që bashkojnë muzikantë nga Italia, Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Bosnja e Hercegovina, së bashku me disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të Jazz-it.
    Me hapjen e programit, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë për herë të parë në Shqipëri saksofonisten dhe kompozitoren austriake Yvonne Moriel, fituese e Austrian Jazz Award 2024 në kategorinë Best Newcomer. Një nga emrat më premtues të skenës së re evropiane të Jazz-it, Moriel sjell një muzikë që ndërthur Jazz-in bashkëkohor, improvizimin dhe elemente elektronike. Në këtë koncert ajo do të shoqërohet në piano dhe tastierë nga Gent Rushi, pianist Jazz, kompozitor, aranxhues dhe një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të Jazz-it shqiptar, ndërsa në bateri do të jetë Besjan Herri, një nga instrumentistët më aktivë të brezit të ri shqiptar. Së bashku ata do të prezantojnë një repertor me kompozime origjinale nga Moriel dhe Rushi që krijojnë një dialog artistik mes skenës austriake dhe asaj shqiptare të Jazz-it.

    Më pas do të ngjitet në skenë Gert Kapo Quartet, projekti i pianistit dhe kompozitorit shqiptaro-gjerman Gert Kapo, i cili prej vitesh ndërton një gjuhë muzikore ku traditat ballkanike, ritmet orientale dhe Jazz-i bashkëkohor bashkohen në një tingull origjinal. Muzika e tij ndërthur motive tradicionale, improvizimin modern, ndikime nga World Music, funk, latin dhe ritmet mesdhetare, duke krijuar një univers tingullor plot ngjyra dhe identitet. Ai shoqërohet nga: Epaminondas Ladas (Greqi) në kitarë dhe oud me një tingull të rafinuar dhe thellësisht mesdhetar; Armin Alic (Gjermani/Bosnjë dhe Hercegovinë) basist me përvojë të gjatë në World Music, Blues dhe Jazz; Mirek Pyschny (Poloni) në bateri, i cili lëviz me natyrshmëri mes Jazz-it, World Music, Hip-Hop. Koncerti premton një udhëtim muzikor ku Ballkani, Mesdheu dhe Evropa bashkëkohore dialogojnë natyrshëm përmes improvizimit dhe krijimtarisë.

    Mbrëmja do të vijojë me Pierpaolo Petta & Andi Kongo Trio (Itali–Shqipëri). Fizarmonicisti dhe kompozitori arbëresh Pierpaolo Petta ka performuar në skena prestigjioze në Itali dhe jashtë saj, ndërsa krijimtaria e tij përfshin albume, kolona zanore dhe botime kushtuar muzikës arbëreshe. Petta do të shoqërohet nga: Andi Kongo, pianist Jazz, kompozitor dhe aranxhues që ndërthur Jazz-in bashkëkohor me traditën muzikore shqiptare; Arbin Alimeri, një nga basistët me aktivitet prej më shumë se tre dekadash në skenën e Jazz-it, World Music dhe muzikës tradicionale shqiptare; si dhe Emiljan Dhimo, një nga bateristët më aktivë të Jazz-it bashkëkohor shqiptar, i njohur për ndërthurjen e estetikës së Jazz-it evropian me ritmet dhe ngjyrimet muzikore ballkanike. Së bashku ata do të interpretojnë një repertor me këngë popullore shqiptare dhe arbëreshe, të ripërpunuara në stilin Jazz, duke krijuar një dialog mes trashëgimisë kulturore të dy brigjeve të Mesdheut dhe improvizimit bashkëkohor.


    Edicioni i pestë i Gjon Mili Jazz & Blues Festival do të moderohet nga artisti Stenaldo Mëhilli, këngëtar dhe moderator, ku me energjinë dhe larmishmërinë e talenteve të tij, ai i dhuroi publikut mbarë Shqiptar një eksperiencë të paharrueshme dhe unike televizive në Big Brother VIP Albania 5. Pas spikatjes në The Voice of Albania, ai ka vijuar karrierën me projekte muzikore, prezantim emisionesh radiofonike, angazhim mes organizatave ndërkombëtare dhe eventeve të ndryshme kulturore. Prej katër vitesh radhazi, Stenaldo është moderator i Gjon Mili Jazz & Blues Festival, ku kontribuon jo vetëm si prezantues, por edhe si artist me performanca muzikore, duke i dhënë festivalit një energji dhe atmosferë të veçantë. Ai vazhdon të jetë një nga figurat më aktive në muzikë, radio dhe prezantim, duke sjellë profesionalizëm dhe autenticitet në çdo projekt ku angazhohet.
    Zhvillimi i këtij festivali konfirmon edhe një herë misionin e tij për të sjellë në Tiranë artistë të nivelit ndërkombëtar, për të promovuar bashkëpunimet mes muzikantëve shqiptarë dhe atyre evropianë, si dhe për të krijuar ura të reja dialogu përmes gjuhës universale të Jazz-it.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në Kuzum Babë të Vlorës, zjarrfikësit luftojnë me flakët pranë banesave

    July 8, 2026

    Gjon Mili Jazz & Blues Festival rikthehet me edicionin e pestë: Një mbrëmje ndërkombëtare mes Jazz-it, traditës dhe improvizimit

    July 8, 2026

    Rrëzohet teksa kulloste bagëtitë në mal, 69-vjeçari dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

    July 8, 2026

    Turqia surprizon liderët e NATO-s me stilolapsa të personalizuar si kujtim nga samiti

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.