Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të NATO-s, një zhvillim i konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, në përfundim të samitit të fundit të organizatës.
Pas njoftimit, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një fotografi krah Mark Rutte dhe e cilësoi organizimin e samitit në Tiranë si një moment krenarie për vendin.
“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: ‘SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM’”, shkruan Rama në postimin e tij.
Zhvillimi konsiderohet një arritje e rëndësishme për Shqipërinë, e cila do të jetë mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme politike dhe të sigurisë në nivel ndërkombëtar, duke pritur liderët e vendeve anëtare të Aleancës Atlantike në Tiranë.



