Një pacient 68-vjeçar në gjendje verbërie rifiton shikimin, pas një sërë ndërhyrjesh në QSUT. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një ekip mjekësor i drejtuar nga Ermal Simaku ka ndërhyrë që nga glaukoma dhe me kirurgji vitreo-retinale
“Mirëmëngjes me një lajm të mirë nga Shërbimi i Oftalmologjisë në QSUT ku një pacient 68 vjeç në gjendje verbërie rifitoi shikimin falë ndërhyrjeve të sukseshme, realizuar nga ekipi mjekësor nën drejtimin e dr.Ermal Simaku.
Nga trajtimi i glaukomës te kirurgjia moderne vitreoretinale, investimet në teknologji dhe profesionalizmi i mjekëve të QSUT po ofrojnë kujdes të avancuar dhe rezultate gjithnjë e më të mira për pacientë”,- njofton ministria e Shëndetësisë.


